Situata në mes të Luizit dhe Kiarës duket më e tensionuar se asnjëherë.
Të martën, gjatë natës së prime është diskutuar për veprimet e Luizit ndaj Kiarës, e që shumica e banorëve dhe opinonistëve e konsideruan dhunë.
Mirëpo, diskutimet kanë bërë që Kiara të “dëmtohet” nga vetë publiku.
Pas natës së prime, Kiara ka humbur 30 mijë followers në Instagram, që sipas fansave ata janë hakmarrë për Luizin.
Por, jo vetëm kjo, ajo që nga ajo ditë nuk ka bërë as edhe një postim përkrahës, që zakonisht e bënin fansat ndaj saj dhe më pas postoheshin nga menaxhuesit e Instagramit të moderatorës.