Pas Vlahovic, Juventus po synon transferimin e yllit nga Milan

Pas Vlahovic, Juventus po synon transferimin e yllit nga Milan

Juventus nuk është i kënaqur vetëm me nënshkrimin e Dusan Vlahovic nga Fiorentina, sepse raportohet se është një lëvizje për Franck Kessie në fund të afatit kalimtar.

Sipas SerieANews, bardhezinjtë do të nënshkruajnë me Vlahovicin dhe do t’i japin Alvaro Moratas dritën jeshile për të shkuar te Barcelona.

Mirwpo ata do të përpiqen të sigurojnë një nënshkrim edhe për mesfushën, në mënyrë që ta lënë Arthurin të largohet drejt Arsenalit, duke qenë se ai kurrë nuk është vendosur plotësisht nën Max. Allegri, përcjell ORAinfo.

Negociatat janë duke u zhvilluar për Nahitan Nandez të Cagliarit, por Juve ka bërë kontakte me Milanin edhe për Franck Kessié.

Lojtari nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën që skadon në qershor me Milanin dhe prej disa kohësh është në listën e dëshirave të disa klubeve të mëdha në Evropë.

Prandaj Milan mund të marrin disa para nga largimi i tij për të shmangur një tjetër largim pa tarifë transferimi, por nuk do të jetë një negocim i thjeshtë sepse forcimi i një rivali të drejtpërdrejtë në mes të sezonit do të shihej nga shumë si një fatkeqësi. /ORAinfo/