Pas suksesit në Europian zyrtarizohet kalimi i Donnarummas te PSG, kontrata për 5 vite

Pas suksesit në Europian zyrtarizohet kalimi i Donnarummas te PSG, kontrata për 5 vite

Nuk ka më dyshime, Gianluigi Donnarumma është zyrtarisht lojtar i PSG-së. Gardiani italian vazhdon kështu karrierën në Francë, pas 6 sezoneve të kaluara te Milani si titullar.


Donnarumma cilësohet si një prej portierëve më të mirë në botë duke u transferuar kështu tek një prej skuadrave më në formë për momentin. 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 5 vite me skuadrën franceze ku pritet të fitojë 12 milionë euro në sezon.

Portieri i “axurrëve” u largua në formën e lojtarit të lirë nga Milani, pas mosmarrëveshje për rinovimin e kontratës ku pretendimet e agjentit Raiola për lojtarin ishin të tepërta për klubin duke e lënë të shkojë i lirë.

TAGS