Pas protestave të dhunshme mbrëmjen e djeshme, situata sot para Kuvendit duket e qetë dhe se nuk ka më prani të forcave policore. Janë hequr barrikadat e vendosura në rrugë dhe se ka lëvizje të lirë të makinave. Megjithatë në anën tjetër të parkut përballë Kuvendit akoma gjendet tenda të improvizuara të cilët për disa ditë me radhë po protestojnë kundër marrëveshjes së emrit.
Ndërsa bilanci i protestave të mbrëmshme para Kuvendit është 25 të ndaluar dhe 7 policë të lënduar . Sipas MPB-së, ndërhyrjes së policisë i ka paraprirë hedhja e lëndëve shpërthyese nga protestuesit pas çka forcat e rendit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës. Policia njofton se është duke identifikuar edhe personat e tjerë që sulmuan zyrtarët policorë. Rruga para Kuvendit është zhbllokuar ndërsa organet e rendit po punojnë në pastrimin e vendit.
Data 28.03.2024
Aktuale
- Takimi Xhaferi – Kocevski: Efikasiteti i institucioneve për zgjedhje të korrekte
- Paga mesatare në AKE i kalon 1000 euro
- Rustemi: Pagesa elektronike të taksës rrugore edhe në Korridorin 8
- Anulohen fluturimet nga Vjena për në Shkup dhe anasjelltas për shkak të grevës së të punësuarve të “Austrian erlajns”
- Brikena e RTK-së ka vendosë t’i ҫmend shikuesit e saj, ka ekspozuar gjoksin më shumë se ҫ’duhet
- Universiteti i Tetovës bëhet anëtar i regjistrit Crossref
- Reeker: NATO është siguri dhe stabilitet, BE-ja mund të sigurojë prosperitet në Maqedoni
- Bytyqi: Në disa sektorë do të aplikohet shtatë orë punë në ditë