Pas problemeve të mëdha në defensivë, Juventus merr këtë vendim

Pas problemeve të mëdha në defensivë, Juventus merr këtë vendim

Juventusi me probleme të mëdha defensivë.

Kritikat e mëdha për Juventusin ndoshta do bëjnë që qendërmbrojtësi Mathtijs de Ligt të rikthehet ndaj Cagliarit.

Pushimi internacional nuk ka qenë i mirë për “Bianconerët” që janë pa dyshen Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci që janë lënduar, transmeton lajmi.

Të dy kanë probleme muskulore, derisa lëndimi i Bonuccit ende nuk është identifikuar, kurse Chiellini do mungojë rreth një muaj.

Kjo nënkupton që qendërmbrojtësit e mbetur për sfidën e radhës ndaj Cagliarit janë Merih Demiral, Danilo dhe De Ligt.

Shqetësimi është që holandezi nuk ka luajtur që nga koha kur u operua në gusht, por kritikat e mëdha mund të nxisin Andrea Pirlon t’i jap lojtarit disa minuta që të luajë.

Alex Sandro gjithashtu është rikthyer nga lëndimi afatgjatë.

TAGS