Pas policit lirohet edhe profesori i dyshuar për keqpërdorim me të miturën në Drenas

Pas policit lirohet edhe profesori i dyshuar për keqpërdorim me të miturën në Drenas

Pas policit Vesel Veseli, edhe profesori Shkëlzen.Xh., është liruar nga paraburgimi. Të dy të dyshuar se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur në Drenas.

Konfirmimin për ndryshimin e masës e ka dhënë Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak”, është shprehur Beka.

Rreth këtij rasti janë duke u ndjekur penalisht edhe një avokat dhe doktor.

TAGS