Pas ndarjes nga Leonard Duka dhe jetës në SHBA, kthehet Trejsi Sejdini

Pas ndarjes nga Leonard Duka dhe jetës në SHBA, kthehet Trejsi Sejdini

“Më pëlqejnë djemtë e këqij”, modelja jep mesazhin për historinë e saj të dashurisë – Jeta e Trejsi Sejdinit ndryshoi 100 për qind rreth një vit më parë. Pasi i dashuri i saj, Leonard Duka u shpall në kërkim për vrasje, ish-missi nuk u pa më rrugëve të Tiranës, mbi të gjitha me automjetin luksoz që i dashuri i kishte dhuruar. Menjëherë ajo vendosi të largohej nga Shqipëria dhe u vendos në SHBA, ku dhe provoi të bëjë karrierë si modele. Por duket se këtë verë, Trejsi ka vendosur ta kalojë në vendin tonë. Modelja tanimë është kthyer dhe menjëherë ka postuar video, teksa shijon pushimet me shoqërinë. Nga rrjetet sociale, ajo ka shpërndarë edhe video duke kënduar. Por duket se pas disa kohësh ajo ka gjetur mënyrën të flasë rreth historisë së saj me Leonard Dukën. “Më pëlqejnë djemtë e këqij”, këndon në anglisht Trejsi, duke lënë të kuptohet se i referohet pikërisht historisë së saj.



TAGS