Pas Llapit, edhe Feronikeli akuzon FFK-në dhe kryetarin Ademi për dhënie të premive në drejtim të Prishtinës

5 minuta më parë / E përditësuar

0Shares

Klubi nga Drenasi, Feronikeli i është bashkuar Llapit në akuzat në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe presidentit të saj Agim Ademi.

Dita e shtunë bëri bujë të madhe në Superligën e Kosovës, pasi klubi i Llapi bëri akuza publike në drejtim të FFK-së dhe kryetarit të saj Ademi.

Lexo po ashtu:

Llapi e akuzoi kryetarin dhe FFK-në për dhënie të premive në vlerë prej 38 mijë eurosh për Prishtinën, vetëm për të mposhtur ekipin llapjan.

Tani akuzave i është bashkuar edhe Feronikeli, të cilët kanë shtruar disa pyetje në drejtim të Ademit, se kinse ky i fundit po punon në dëm të klubit të tyre.

Lexo po ashtu:

Postimi pa ndërhyrje i KF Feronikelit:

Skandaloze: FFK paguan 38 mijë euro për fundosjen e Feronikelit

Një rast i paprecedent ka ndodhurnë IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Sipas raportimeve në faqen e FC Llapit, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë plot 38,000 euro për Prishtinën, vetëm e vetëm që të mposhtë Llapin, në ndeshjen e së dielës, të cilën e humbi 1-0.

Sipas kësaj, Ademi shihet se e dëshironte shumë fitoren e Prishtinës, pasi që ky çmim, nuk është aspak i vogël.

Shtrohet pyetja zotëri, Ademi, si mund të ja dalim ne si klub edhe kundër juve? Apo mos dëshironi që Feronikeli të luftojë i vetëm, kundër të gjithëve? Apo mos keni ambicie, që klubin më profesional që keni në Superligë, ta fundosni me marrëveshje “pas shpine”?

Një rast tjetër që ndodhi në ndeshjen mes Llapit dhe Prishtinës, është goditja me grusht që bën sulmuesi i Prishtinës, Basid Khalid, në Bujar Idrizin. Përkundër faktit që gjyqtari e kishte para syve ngjarjen, “ai nuk e pa”, e si pasojë as nuk e ndëshkoi. Normalisht që nuk ndëshkohet sulmuesi kryesor, i një klubi që adhurohet aq shumë nga Kryetari i FFK-së.

Po ashtu në ndeshjen Keku – Feronikeli, sulmuesit tanë Kastriot Rexhës i ndodhë një incident, kur portieri i Kekut i hudhet sipër duke e goditur në fyt, pasi që loja ishte ndalur, duke heshtur gjyqtari edhe në këtë rast, si për të kompletuar këtë xhiro kundër Feronikelit.

FC Prishtinës sigurisht se do ti kryente punë shuma prej 38,000 eurove, pasi që ka plot tre muaj që nuk janë në rregull me paga ndaj futbollistëve. Por, në anën tjetër, ata këto financa i përdorin për të shpërblyer futbollistët e KEK-ut, në rast të një fitoreje ndaj Feronikelit, gjë që nuk i ndodhi as këtu.

Si ka mundësi që të gjithë janë kundër një ekipi kaq profesional si Feronikeli FC, një ekipi që i jep aq shumë IPKO Superligës së Kosovës dhe një ekipi që po krijon atmosferë të futbollit evropian, brenda kushteve ekonomike kosovare?

Sidoqoftë, pas gjithë kësaj rrëmuje, Feronikeli fiton te Keku, Llapi i merr tri pikë Prishtinës, e diferenca mes Feronikelit e Prishtinës është pesë pikë, sepse zotëri, Ademi, futbolli gjithmonë triumfon! Apo mos po kthehet FFK në FFP (Federata e Futbollit të Prishtinës)?

/Telegrafi/

TAGS