Pas grumbullimit në festën e VV-së, Afrim Muqiqi paralajmëron se nga nesër nisin dasmat

Pas grumbullimit në festën e VV-së, Afrim Muqiqi paralajmëron se nga nesër nisin dasmat

Afrim Muqiqi thotë se psi u mblodhën këta sot, ne fillojmë nesër me dasma.

Afrim Muqiqi, këngëtari i njohur kosovar ka komentuar festën e fitores së VV’së në Llap, pasi aty ishin mbledhur qindra-mijëra persona.

Muqiqi ka potencuar me ironi se pasi lejohet mbledhitë e këtyre festave, atëherë nga nesër do të fillojnë edhe dasmat

“Pasi u mblodhën sot, nga nesër fillojmë me dasma. Po, është një porosi ironike, pasi gjithë këta politikanë që na kanë thënë të mos dalim e të mbajmë distancë sociale, nëse kanë fije morali, atëherë ku është logjika që të dalin në shesh, e të ndalohen ahengjet familjare. E dini fare mirë si e kanë dëmtuar ekonominë, e deri të parukeritë. Kjo që ndodhi sot është e turpshme. Sdi a ka koment kjo”, tha ai në RTV Dukagjini.

TAGS