Pas deklaratës për “Zogun” dhe performancës në Serbi, reagon Gold AG: Nuk e ofendova Tunën, pasi…

Pas deklaratës për “Zogun” dhe performancës në Serbi, reagon Gold AG: Nuk e ofendova Tunën, pasi…

Deklarata e reperit Gold AG për Tunën në ‘Shiko kush luan’ këtë të shtunë po bën xhiron e rrjetit.  Reperi e quajti atë si “degjenerim të femrës shqiptare”, pasi ka kënduar në serbisht dhe po ashtu ka bërë këngë për zogun.



Mirëpo, duket se ai është penduar për këto fjalë. Me anë të një video të shkëputur nga emision, reperi shprehet se nuk e ka fyer dhe nuk do e fyejë pasi është një nënë, teksa shton se thjesht nuk e ka pëlqyer muzikën e saj.

“Vëllëzër e motra, i pashë disa komente që përse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale se kam fy e as nuk do ta fyej asnjëherë më tani se ajo është një nënë. Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që nuk kam dëshirë që asi lloj prezantimi i këngëve të prezantohet para motrave e nënave tona. Kjo përgjigje është për ju që thatë që ofendova por më së shumti për Tunën le ta dijë që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t ’ma dhuronin gjithë botën lëre më për lojë”, theksoi Gold AG.

Ndërsa, Tuna ende nuk ka reaguar deri më tani.

TAGS