Pas 6 muajsh Adrola Dushi ndahet nga politikani kosovar

Pas 6 muajsh Adrola Dushi ndahet nga politikani kosovar

Çifti largojnë njëri-tjetrin nga Instagrami, modelja braktis sërish Shqipëri

Ishte fillimi i shkurtit kur Adrola Dushi u përfol për herë të parë për një lidhje të re, pas divorcit. Mediat raportuan se politikani dhe biznesmeni Albin Gashi i kishte fituar zemrën bukuroshes shqiptare. Madje në atë kohë mediat shkruan se Adrola ka rënë kokë e këmbë brenda, pasi ka lënë jetën e vështirë dhe plot sakrifica në SHBA, për t’u rehatuar pranë të dashurit të ri në Kosovë. Kujtojmë që pak kohë më parë, e pyetur nëse është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova, modelja zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrë diplomatike, duke thënë: “Po kontribuoj në bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”.



Por duket se edhe kësaj historie mes dy të rinjve i ka ardhur fundi. Burime pranë kësaj dysheje bëjnë me dije se çifti është ndarë prej pak kohësh. Pasi pushoi në Shqipëri, Adrola është kthyer sërish në SHBA ku vijon me karrierën e saj si modele. Nga ana tjetër edhe Albini vijon me punët e tij në Prishtinë, duke hedh pas krahëve këtë histori. Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, të dy kanë larguar njëri-tjetrin nga ‘Instagrami’, duke folur kështu ndarjen e tyre.

Ky lajm vjen vetëm pak kohë pasi mediat deklaruan  se modelja së bashku me ditëlindjen e saj festoi edhe zyrtarizimin e lidhjes me kandidatin për deputet. Modelja, e cila la Amerikën për të nisur bashkëjetesën në Prishtinë me të dashurin, realizoi shumë video dhe foto nga festa e saj në bregdet, ku më shumë sesa ditëlindje, ishte “zyrtarizimi” i dashurisë me biznesmenin.

Por edhe në këtë festë, Albini qëndroi diskret dhe nuk u shfaq në asnjë foto. E pas 6 muajsh histori intensive duket se rrugët e Adrolës janë ndarë. Ajo ka braktisur edhe njëherë Shqipërinë, për t’iu dedikuar karrierës që kanë SHBA. Madje brusnia simpatike ka postuar edhe foto nga New York. Ndërkaq Albini vijon të mbetet një nga beqarët më të lakmuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

TAGS