Partnerja në “arrest shtëpie” në Kukës, Fisnik Syla i bën surprizën më romantike Fjolla Morinës

Partnerja në “arrest shtëpie” në Kukës, Fisnik Syla i bën surprizën më romantike Fjolla Morinës

Këngëtarja Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin kosovar Fisnik Syla vetëm pak ditë më parë.



Me anë të postimeve në ‘Instastory’, këngëtarja ka treguar se partneri i saj e surprizon herë pas herë, duke e bërë kështu të lumtur Fjollën. Së fundmi, ajo ka ndarë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto të sajën me një buqetë gjigante me trëndafila të cilën ia ka dhuruar Fisniku.

“Zemra ime më surprizon çdo ditë”- shkruan Fjolla.

Kujtojmë se këngëtarja ndodhet në Kukës prej disa javësh në arrest shtëpie, pas ndalimit në pikën kufitare, Morinë, pasi në mjetin e saj u gjendën dy armë zjarri. Fjolla ishte e shoqëruar dhe nga Fisniku.

TAGS