Paraljmërohet rikthimi i Pogbës te Juventusi

Paraljmërohet rikthimi i Pogbës te Juventusi

Juventus paralajmëron rikthimin e Pogbës.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, nuk e ka përjashtuar rikthimin e Paul Pogbës te ‘Zonja e Vjetër’ në të ardhmen.

Pogba nuk po e gjen veten te Manchester United dhe gjithmonë ka kritika për të, andaj francezi, ashtu si vitin 2019 që kërkoi largimin, raportohet se mund ta kërkojë edhe në verën e vitit 2021, me Real Madridin dhe Juventusin si destinacion të mundshëm për 27-vjeçarin.

“Pogba aktualisht është lojtar i Manchester United dhe është shumë herët të mendojmë për të ardhmen. Ne të gjithë e duam Pogbën, një prej shumë ish-lojtarëve që kanë dhënë shumë për Juven, por është ende herët të flasim për objektivat”, tha Paratici.

Për katër sezone te Juve, Pogba ka bërë 178 paraqitje dhe ka realizuar 34 gola, duke fituar shumë trofe.

TAGS