Parabolë e “Panenka”, spanjolli çmend shokët e skuadrës me golat e tij në debutim

Parabolë e “Panenka”, spanjolli çmend shokët e skuadrës me golat e tij në debutim

Alejandro Pozuelo ka shkëlqyer në fitoren prej 4-0 të Torontos ndaj New York City, ai shënoi dy gola dhe dhuroi edhe një asist.

Toronto ka marrë pikët e plota kundër New York City, duke regjistruar fitoren e tretë me radhë në MLS me çka edhe rrëmbeu vendin e parë në renditje, raporton Gazeta Express.

Alejandro Pozuelo u shpall lojtari i ndeshjes me dy gola të shënuar dhe një asist. Mesfushori spanjoll tregoi klas të nivelit të lartë, fillimisht në asistin për Altidore tek goli parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi me penallti, një “Panenka” perfekte që nxori totalisht blof portierin.

Pas 20 minutash ishte sërish 27-vjeçari që u bë protagonist duke shënuar një gol të kalibrit të lartë, me një parabolë që teksa e shikon duket tepër e thjeshtë, gjithsesi është klasi i Pozuelo që e bën të duket një gol i mrekullueshëm, aq sa edhe shokët e skuadrës vënë duart në kokë.

Ai rrëmbeu zemrat e tifozëve që në ndeshjen e tij të parë me Toronto.

27-vjeçari u transferua këtë vit te Toronte nga skuadra belge, Genk, aty ku për disa vite luajti dhe Edon Zhegrova.

TAGS