Paqe në “Olimpiko”, mes Romës dhe Interit feston vetëm Milan

Paqe në “Olimpiko”, mes Romës dhe Interit feston vetëm Milan

Është mbyllur pa fitues sfida më e rëndësishme e javës së 17-të në Serie A. Roma dhe Inter barazuan 2-2, duke i bërë një dhuratë Milanit kryesues që shkëputet në vendin e parë të renditjes. Ndeshja në “Olimpico” u zhbllokua në minutën e 17-të me epërsinë në të zotëve të shtëpisë, të firmosur nga Lorenzo Pellegrini.



Me avantazhin minimal të Romës u mbyll pjesa e parë, ndërsa pas pushimit, Inter përmbysi shifrat me Sriniar (56’) dhe Hakimi (63’). Por shpresat për fitore të skuadrës së Antonio Conte u shuan vetëk katër minuta nga fundi I kohës së rregullt, kur Mancini shënoi golin e dytë të Romës. Me këtë barazim Inter ngjitet në kuotën e 37 pikëve, tre më pak se Milani. Ndërkohë, Roma mban vendin e tretë të klasifikimit.

TAGS