Panik të Milan, lëndohet transferimi i janarit

Panik të Milan, lëndohet transferimi i janarit

Mario Manxhukiq lëndohet dhe nuk do të luajë ndaj Interit.

Mario Manxhukiq ka marrë një dëmtim që me shumë gjasë do ta lë atë jashtë fushës për duelin kundër Interit që zhvillohet të dielën.

Kroati ishte titullar në barazimin e Milanit 2:2 në udhëtim te Cervena Zvezda në Ligën e Evropës të enjten.

Sipas “calciomercato. com”, Manxhukiqi nuk do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Interit për shkak të lëndimit në muskul.

Gazeta italiane po ashtu shkruan se ai ka munguar në stërvitjen e së shtunës.

Trajneri Stefano Pioli në këtë duel nuk do ta ketë as Ismael Bennacerin që u lëndua po ashtu në Beograd të enjten.

Manxhukiqi iu bashkua Milanit si transferim i lirë në afatin kalimtar të janarit.

TAGS