Pak pas daljes nga “Love Story” Meri i jep fund me Saimirin? Rrëfimi i modeles

Pak pas daljes nga “Love Story” Meri i jep fund me Saimirin? Rrëfimi i modeles

Meri Murrizi, bukuroshja nga Elbasani që fitoi zemrat e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë në formatin e dashurisë ‘Love Story’ erdhi në një intervistë në FitStation në Neës24!


Me profesion modele, Meri i zbuloi të gjitha për jetën e saj të re midis punës si agjente shitjesh dhe famës. Vajza fjalëpak në këtë intervistë nuk ngurroi të fliste për eksperiencën e saj në ‘Love Story’, por ajo që u vu re ishte se ‘princi’ Saimiri Kasemi me të cilin doli çift nga formati nuk u përmend në asnjë moment. Bukuroshja la të nënkuptohet në heshtje se çifti ka shkëputur çdo raport bashkë!

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur, një eksperiencë që të bën të rritesh, dhe nuk e kam fjalën për moshën por për pjekurinë. Bota e televizionit është e egër dhe të mëson shumë gjëra”- u shpreh Meri.

Nëse do ishe kthyer pas në ‘Love Story’ do bëje diçka ndryshe?

Meri Murrizi: Jo s’do bëja asgjë ndryshe, çdo gjë shkoi shumë mirë nga fillimi deri në fund dhe unë jam shumë në rregull, s’ka ndonjë gjë për të cilën duhet të bëhem pishman.

“Kam disa projekete të reja të cilat do t’i bëj të ditura shumë shpejt. Aktualisht po punoj si agjente shitjesh e pronave të patundshme dhe gjithashtu do filloj sërish me modelingun” – deklaroi Meri.

TAGS