Pak javë pasi bënë publike lidhjen, çfarë po ndodh me Dafinën dhe Dj Geek?

Pak javë pasi bënë publike lidhjen, çfarë po ndodh me Dafinën dhe Dj Geek?

Vetëm pak javë më parë këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe Dj Geek bënë publike lidhjen e tyre.





Dyshja u bë shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar foto me njëri-tjetrin, ku nuk munguan as deklaratat e shumta të dashurisë.

Mirëpo, së fundmi siç duket diçka ka ndodhur mes çiftit më të ri të showbiz.it. Dafina dhe Dj Geek kanë fshirë çdo foto ku shfaqeshin bashkë në rrjetet e tyre sociale. Ende nuk dihet arsyeja e vendimit, por në rrjet po qarkullon lajmi se dyshja po kalon një `krizë´ në lidhje.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për një reagimin të Dafinës apo Dj Geek, për të na treguar se ç´po ndodh me marrëdhënien e tyre.

TAGS