Oriola Marashi “heq dorë” nga modelingu/ Përgatit këngën e saj të parë dhe shijon dashurinë me Eros Grezdën

Oriola Marashi “heq dorë” nga modelingu/ Përgatit këngën e saj të parë dhe shijon dashurinë me Eros Grezdën

Oriola Marashi është padyshim një nga modelet më në zë në vendin tonë. E shquar për pamjen seksi dhe format fatale, ajo ka prekur edhe famën ndërkombëtare. Por pak e dinë se Oriola ka mbaruar Liceun Artistik për muzikë klasike. Duket se ajo ka vendosur t’i rikthehet profesionit të saj, pasi vetëm ditët e fundit ajo ka realizuar këngën e saj të parë. Bëhet fjalë për një produksion që do të këndohet nga Besa, por mban firmën e modeles.





Ndërkaq lajme të mira vijnë edhe nga jeta private e bukuroshes, që tanimë duket se ka gjetur dashurinë. Bëhet me dije se Oriola është në një lidhje me futbollistin Eros Grezdën. Çifti u përfol para disa kohësh se kishin nisur një raport dhe duket se gjithçka u konfirmua kur u postua dhe fotoja e të dyve kapur për dore. Këto ditë karantine, çifti ka festuar edhe 25-vjetorin e Erosit, ku modelja i ka bërë një tortë. Burime për Gazeta Shqiptare bëjnë me dije se dyshja është më e dashuruar se kurrë, por ende nuk po bashkëjetojnë, pasi kanë vendosur ti marrin gjërat me të ngadaltë e hapë pas hapi.

TAGS