Nxit debat festa e Calhanoglut para tifozëve të Milanit

Nxit debat festa e Calhanoglut para tifozëve të Milanit

Festa e Calhanoglut para tifozëve të Milanit nxit debat.

Ish-mesfushori i Interit, Borja Valero, e ka lavëdëruar Hakan Calhanoglun duke e quajtur të guximshëm pas penalltisë së shënuar ndaj Milanit, derisa Alessio Tacchinardi e ka quajtur mosrespektues për festën e tij.

Futbollisti turk i braktisi Rossonerët gjatë verës duke kaluar si transfer i lirë te Nerazzurrët, ndërsa të dielën mbrëma zhvilloi duelin e parë të Derby della Madonnina me fanellën zikaltër.

Gjatë lojës që përfundoi baras, ai nxori një penallti dhe e ekzekutoi vet duke e konvertuar në gol, ndërsa më pas festoi para tifozëve të ish-klubit të tij.

Ish-mesfushori i Juventusit, Alessio Tacchinardi, gjestin e Calhanoglut – i cili gjatë festës i vuri duart prapa veshëve duke i ngacmuar tifozët e Milanit – e ka quajtur si mungesë respekti.

“Ishte mungesë respekti kundrejt ish-fansave dhe ish-klubit të tij. Sidomos pasi u largua si lojtar i lirë”, ka deklaruar Tacchinardi për SportMediaset.

Borja Valero, i cili ka luajtur te Interi për tri vite (2017-2020), beson se Calhanoglu tregoi guxim duke e marrë vet përgjegjësinë në ekzekutimin e penalltisë.

“Hakan Calhanoglu tregoi guxim të madh. Ai ka treguar personalit duke ekzekutuar një penallti të komplikuar. Meriton duartrokitje”, është shprehur Valero për DAZN.

Ndërkohë që festa e tij nuk i pëlqeu aspak mbrojtësit të Milanit, Alessandro Florenzi, i cili hyri në fushë të shprehur pakënaqësinë e tij.