Nuk pritej! Pas Fifit, një tjetër banore gati të lërë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, ja çfarë ka ndodhur

Nuk pritej! Pas Fifit, një tjetër banore gati të lërë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, ja çfarë ka ndodhur

Sara dhe Pajtimi sërish kanë pasur krisje në marrëdhënien e tyre. Pajtimi ka pohuar se e respekton shumë, ndërsa Sara e ka kërkuar për t’u sqaruar veçmas të gjithëve.


“Nëse unë po të bëj të ndihesh keq, unë dal që tani nga shtëpia”, i ka thënë Sara Pajtimit duke qarë.

Pajtimi u përpoq ta qetësonte dhe e ka këshilluar Sarën që të ndalojë së influencuari nga fjalët dhe kritikat e banorëve.

“Boll dëgjove njerëzit, ti mjafton të dëgjosh një fjalë dhe e kthen mendimin brenda minutit. Unë nuk ia jap këtë kënaqësi njerëzve, më mir të dal që nesër dhe të eci me kokën lart sesa të më thonë që ishe lojtar, i shtirur apo i paqëndrueshëm’’, tha ai.

Nga ana tjetër ai u ndal edhe tek ndjenjat që ka tanimë përballë vajzës së cilës i shprehu ndjenjat që sapo hyri në shtëpinë e BBV.

“Më ke puthur e pranoj, nuk po them që nuk e kam ndjerë por ndjenjat edhe ndryshojnë, e thash edhe gjatë spektaklit dhe nuk kam pse dëgjoj askënd”, shtoi ai.

TAGS