Nuk pritej, ja ku mund të përfundojë Kluivert

Nuk pritej, ja ku mund të përfundojë Kluivert

Fulham, është në bisedime me Romën për një marrëveshje për të nënshkruar me anësorin holandez Justin Kluivert, konfirmon 90 minuta.

Cottagers ,kanë qenë të zënë këtë verë teksa përgatiten për një rikthim në Premier League, duke arritur marrëveshje të përhershme për të nënshkruar me Joao Palhinha, Andreas Pereira, Kevin Mbabu dhe Bernd Leno në krye të huazimeve për Manor Solomon dhe Shane Duffy, përcjell ORAinfo.

Ka shpresa se Kluivert do të jetë shtesa e radhës në atë listë pasi 90min kupton se bisedimet mes dy klubeve kanë vazhduar gjatë javës së kaluar me synimin për një transferim./ORAinfo/