Nuk mund ta ndalin bashkëlojtarët dhe pjesëtarët e ekipit, Marcus Smart kacafytet me Bembryn dhe përjashtohet

Marcus Smart është njëri nga basketbollistët më problematik në NBA.

Ylli i Boston Celtics ka pasur një kacafytje tjetër në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Në ndeshjen mes Boston Celtics dhe Atlanta Hawks, Smart është kacafytur me basketbollistin vendas DeAndre Bembry.

Gjithçka ndodhi në çerekun e tretë të ndeshjes, kur dy lojtarët filluan të diskutonin.

Kur bashkëlojtarët e tyre dhe gjyqtarët e futën në mes, Smart humbi kontrollin dhe nuk mund ta ndalte më askush.

Ai iu iku shokëve të skuadrës dhe pjesës tjetër të stafit duke sulmuar basketbollistin vendas.

Kjo ka bërë që gjyqtarët e ndeshjes ta përjashtojnë atë pas sulmit që i bëri Bembryt.

Këtë takim e fitoi Boston Celtics me tetë pikë diferencë, 105:113. /Telegrafi/

TAGS