“Nuk më mësove si të jetoj pa prezencën tënde”, përlot e bija e aktorit Xhevdet Feri

“Nuk më mësove si të jetoj pa prezencën tënde”, përlot e bija e aktorit Xhevdet Feri

Prindërit janë parajsa jonë në tokë. Mirëpo, kur njëri prej tyre na lë, kjo na çon në dhimbje të madhe dhe të vetmet gjëra që ngelen janë kujtimet.



Bora Feri, vajza e aktorit të ndjerë Xhevdet Feri, nuk e pranon dot humbjen e të atit… Ndonëse ka 5 muaj që babai i saj është larguar nga kjo jetë, Bora ndan copëza kujtimesh dhe bën dedikime që të këpusin shpirtin. Ajo përmes një dedikimi në rrjetin social shkruan se pavarësisht leksioneve që i ka dhënë nuk e mësoi si të jetonte pa të.

“Sa i bukur ke qenë mo papi. O bo booo kushedi sa do acaroheshe me mua megjithë këto fotot e tua që të kam ndarë në këto 5 muaj të shkuar.

Por me thënë të drejtën po bëj si çfarë të mundem, sepse në të gjithë leksionet që më ke dhënë në jetë (edhe me ato ozmoze) nuk më ke mësuar si të jetoj pa prezencën tënde). Ja psh edhe në këtë koment do të kishe thënë “Bora je bërë patetike”.

TAGS