“Nuk kam fjetur fare, jam e dërrmuar”, Madonna humb 3 familjarë nga COVID-19 në 24 orë

“Nuk kam fjetur fare, jam e dërrmuar”, Madonna humb 3 familjarë nga COVID-19 në 24 orë

Këngëtarja me famë botërore Madonna, me anë të postimeve në Instagram na përshkruan ditën e saj në karantinë. Madonna ka zgjidhur t’i rrëfejë ditët në karantinë sikur të ishte duke shkruar në ditar.





Kështu ka vepruar edhe me postimin e fundit ku shkruan ‘Ditari i karanditës, dita 9’.

Madonna ka rrëfyer se ka humbur 3 persona të dashur gjatë 24 orëve nga COVID-19.

“Nuk kemi gjithmonë ditë të mira. Nuk kam fjetur fare mbrëmë dhe sot kam qenë e dërrmuar… Në 24 orë kam humbur tre njerëz të rëndësishëm. Kushëriri im dhe dy miq të ngushtë vdiqën nga Covid-19,” rrëfen Madonna.

TAGS