“Nuk ka tmerr më të madh të shohësh njeriun më të shtrenjtë të shuhet”! Fiori Dardha nxjerr foton prekëse nga spitali duke qarë

“Nuk ka tmerr më të madh të shohësh njeriun më të shtrenjtë të shuhet”! Fiori Dardha nxjerr foton prekëse nga spitali duke qarë

Fiori Dardha humbi para disa kohësh njeriun më të shtrenjtë të jetës, nënën e saj. Moderatorja e njohur kishte treguar prej kohësh se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën me të.


Së fundmi, nëpërmjet një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram” ajo ka treguar se fotoja nga momenti më i vështirë në jetën e saj ishte kur ndodhej në spital me të ëmën e ndjerë.

“Këtë foto e ka shkrepur motra ime, në përpjekje për të më qetësuar disi duke tentuar të bëjë ndonjë batutë. ‘Bëhesh shumë e shëmtuar kur qan, ndaj fshiji lotët’-më thoshte, teksa unë me ankth shihja në monitor se si ndryshonin rrahjet e zemrës dhe saturimi i mamit. Nuk ka tmerr më të madh se të shohësh njeriun më të shtrenjtë të shuhet”, ka shkruar moderatorja krahas fotos së dhimbshme ku shihet me sytë me lot dhe dhimbja i lexohet në fytyrë.

TAGS