Nuk është Milan, Belotti po transferohet të gjiganti nga Serie A

Nuk është Milan, Belotti po transferohet të gjiganti nga Serie A

Andre Belotti pritet të largohet në fund të sezonit nga Torino.

Edin Dzeko do të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni, pasi marëdhënia e tij me trajnerin Fonseca nuk është aspak e mirë.

Giallorosët besohet se do ta nxjerrin në shitje lojtarin dhe qysh tani kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Skuadra italiane ka piketuar sulmuesin Andrea Belotti si zëvendësuesin adekuat të Dzekos.

27-vjeçari vlerësohet shumë në Serie A, por ai është i vendosur për tu larguar nga Torino pasi klubi ndodhet në zonën e rrezikshme.

Belotti në 22 ndeshje ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime dhe këto shifra kanë alarmuar Romën për transferimin e tij.

Kryeqytetasit janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 45 milionë euro për afrimin e top sulmuesit italian.

Në garë për lojtarin janë edhe ekipet si Milan dhe Fiorentina në Serie A, ndërsa jashtë kufijve të Italisë e duan Everton, Sevilla dhe Monaco.

TAGS