Beati është banori i fundit që është larguar nga shtëpia e Big brother.
Ai gjatë kohës sa ishte brenda kishte një afrimitet me Dea Mishel – por del që nuk kishte pëlqim nga ana e tij.
Ai në “Ftesë në 5” ka thënë se në shumicën e rasteve ai ka tentuar ta shmangë atë duke mos dashur që ti japë shpresë.
“Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas here. Natën që do flinim jashtë më pyeti se ku do flesh e me kë do flesh. I thashë do flej afër Maestros. E mirë më tha do flej afër teje.
Ato janë ngacmime, po nuk i jam afruar. Më vinte keq se dukesha sikur sillesha keq me të, po nuk e ndjeja, nuk kisha se çfarë bëja. Nuk bënim muhabet. Mundohesha që të mos i jepja më shumë afrimitet që mos ta keqkuptonte.”