Nuk dorëzohet Milan, ofron një ‘mal me para’ për Luis Alberton

Nuk dorëzohet Milan, ofron një ‘mal me para’ për Luis Alberton

AC Milan është i interesuar për nënshkrimin e Luis Alberto-s dhe dëshiron të sjell atë në San Siro qysh në afatin e janarit.

Edicioni i sotëm i mëngjesit i La Repubblica shkruan se trajtimi i Maurizio Sarri ndaj lojtarit spanjoll ka krijuar një marrëdhënie aspak të mirë mes dyshes, duke bërë që Alberto të kërktojë largimin qysh në janar, përcjell ORAinfo.

Kjo është të paktën shpresa e Milanit, pasi drejtuesit kuqezi po vazhdojnë të monitorojnë situatën e Albertos në Lazio dhe raportin e tij me Sarrin.

Gazeta shton madje se Milani mund të bëjë një ofertë me vlerë rreth 30 milionë euro kur merr parasysh tarifën e huazimit plus një opsion ose detyrim për të blerë.

Mbetet për tu parë nëse Milan do të arrij t’i sigurojë shërbimet e lojtari që ka shkëlqyer të Lazio sezonin e kaluar. /ORAinfo/

TAGS