Nuhiu i kënaqur me barazimin: Në Holandë për të treguar paraqitje të mirë

Nuhiu i kënaqur me barazimin: Në Holandë për të treguar paraqitje të mirë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur në konferencën për shtyp.

Drita arriti t’i bëjë ballë skuadrës së Feyenoordit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Europa Conference League.

Gjilanasit rrezikuan me kundërsulme, por loja e tyre në mbrojtje ishte për çdo lëvdatë.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet me 29 korrik, dhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu u shpreh optimist për ndeshjen e ardhshme.

“Ne i kemi analizuar ata mirë dhe e kishim parasysh se ishin një skuadër tejet e fortë, andaj duhet të punonim shumë për të nxjerrë rezultat”, tha ai.

“Përgëzoj lojtarët për angazhimin e tyre të treguar sonte dhe jam vërtet i kënaqur me rezultatin”, shtoi ai.

“Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të shkojmë për të treguar një paraqitje të mirë mbi të gjitha”, deklaroi Ardian Nuhiu.

TAGS