Notat e lojtarëve: Barcelona 3-0 Eibar, Suarez me notë maksimale

Barcelona ka regjistruar një fitore rutinë kundër Eibarit në stadiumin Camp Nou.

Skuadra nikoqire bëri paraqitje shumë më të mirë se ekipi mysafir, ashtu që edhe nota mesatare e Blaugranëve (7.48) është më e lartë se ajo e ekipit kundërshtar (6.20).

Lexo po ashtu:

Luis Suarez është shpallur lojtari më i mirë në këtë ndeshje, falë dy golave të tij dhe një asistimi.

Pas tij renditet Philippe Coutinho (8.1), Sergi Roberto (8.1), Gerard Pique (8.0) e Lionel Messi (8.0).

Luis Suarez ka marrë notën maksimale (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Me notat më të ulëta te katalunasit janë vlerësuar Arthur Melo (6.8) dhe Ivan Rakitic (6.9).

Lojtari i Barcës, Marc Cucurella, që është i huazuar te Eibari ka marrë notën më të ulët në këtë takim (5.8).

Notën më të lartë te ekipi mysafir e ka marrë mbrojtësi i krahut të majtë, Cote (6.9).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Eibarit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

TAGS