Njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje kanë më shumë dhimbje gjatë ditëve me shi

Njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje kanë më shumë dhimbje gjatë ditëve me shi

Ditët e lagështa dhe me erëra, e përkeqësojnë dhimbjen e personave, të cilët vuajnë nga dhimbjet kronike, shkruan CNN, tranmseton Express.

Njerëzit, të cilët vuajnë nga artriti, migrena apo dhimbjet neuropatike gjatë ditëve me erëra dhe me lagështi mund të përjetojnë 20% dhimbje më shumë në krahasim me ditët e tjera.

Studimi i fundit i bërë nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Manchesterit, ka përdorur informacionet e 13000 personave në Britanine e Madhe.  Në bazë të analizave që ata kanë bërë, është vërejtur se në ditet ku nuk ka shi apo reshje të tjera, dhimbja shfaqet më rrallë, në krahasimme ditët kur ka shi.

Shkencëtarët kanë thënë se një ndër arsyet e këtij “fenomeni” është se moti e influencon disponimin, dhe disponimi mund të ndikoj në përkeqësimin e dhimbjes.

Ekspertët thonë se duhet të behen ende studime të tjera, për të konfirmuar këtë teori. /Express

TAGS