Një tjetër luftë pas Ukrainës? Presidentja e Tajvanit: Nuk tërhiqemi, s’kemi frikë nga kërcënimet e armëve kineze

Një tjetër luftë pas Ukrainës? Presidentja e Tajvanit: Nuk tërhiqemi, s’kemi frikë nga kërcënimet e armëve kineze

Zyrtarja e lartë amerikane mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tajvan, ku pavarësisht paralajmërimeve kërcënuese nga Kina kundër vizitës u takua me presidenten e vendit Tsai Ing-wen.

Tajvani “nuk do të tërhiqet” nga kërcënimi i armëve kineze , tha presidentja e vendit Tsai Ing-wen.

“Pavarësisht rritjes së qëllimshme të kërcënimeve ushtarake, Tajvani nuk do të tërhiqet. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë demokracinë”, thaTsai.

Pelosi pritet të drekojë sot me politikanët e lartë të Tjavanit dhe më pas të largohet nga ishulli, thotë agjencia zyrtare qendrore e lajmeve e Tajvanit.

Udhëtimi, i cili nuk mbështetet nga Presidenti Biden, është i pari nga një zyrtar kaq i lartë amerikan në 25 vjet.

Ndërkohë ushtria e Kinës ka nisur stërvitjet ushtarake në zonat përreth Tajvanit, duke vendosur 4 anije luftarajke rreth vendit, shkruan BBC.

Nga ana e tyre SHBA-të thotë se nuk ka asnjë nevojë që vizita e Pelosit të kthehet në krizë, me zëdhënësin e Pentagonit John Kirby duke theksuar se Amerika mbështet status quo-në.

Pekini e sheh Tajvanin e vetëqeverisur si një provincë të shkëputur nga Kina, të cilin synon ta intëegrojë në hartën e vetë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi më herët, Pelosi hodhi poshtë polemikat rreth vizitës së saj në Kinë dhe tha se Pekini nuk ishte përgjigjur në mënyrë të ngjashme kur ligjvënësit e tjerë amerikanë e vizituan vendin në fillim të këtij viti./abcnews.al/