Një tjetër lojtar rikthehet nga lëndimi, skuadra e Milanit po kompletohet

Një tjetër lojtar rikthehet nga lëndimi, skuadra e Milanit po kompletohet

Skuadra e Milanit po kompletohet, një tjetër lojtar rikthehet nga lëndimi.

Ismael Bennacer thuhet se është kthyer në stërvitje me grupin dhe është gati të luajë kundër Spezia të shtunën.

Reprezentuesi algjerian kishte ethe javën e kaluar dhe u la jashtë listës së skuadrës në ndshjen ndaj Crotones të dielen.

Sipas Calciomercato.com, ish-mesfushori i Empolit u kthye në trajnimin në grup sot dhe do të grumbullohet me ekipin për t’u përballur me Spezia fundjavën e ardhshme.

Sandro Tonali u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e grupit, ndërsa Simon Kjaer pjesërisht u stërvit me ekipin.

Stefano Pioli do të jetë pa të pezulluarin Davide Calabria kundër Spezia.

TAGS