Një familje vdes komplet pas infektimit me COVID 19, shpëton vetëm foshnja

Një familje vdes komplet pas infektimit me COVID 19, shpëton vetëm foshnja

Komplet një familje vdes pas infektimit me COVID 19, shpëton vetëm foshnja.

Në Rusi një familje e tërë ka vdekur nga COVID-19 për pak ditë. Një çift dhe një vajzë shtatzënë janë infektuar me koronavirus, sidoqoftë doktorët kanë arritur të shpëtojnë një foshnje.

Sipas mediave një 64-vjeçar dhe gruaja e tij 61-vjeçare bashkë me vajzën 36-vjeçare kanë vdekur pas infektimit me COVID-19, raporton portali rus “Fontana.ru”. Fëmija është shpëtuar kur 36-vjeçarja ishte duke vdekur.

Sipas të afërmeve të familjes, 64-vjeçari ka pasur një operacion në zemër, derisa dyshohet se gruaja dhe vajza janë infektuar gjatë vizitave në spital.

Më 5 nëntor e gjithë familja ka vdekur. Autoritetet në Petersburg do ta marrin kujdestarinë për foshnjën, ndërkaq raportohet se një kushëri dëshiron ta adoptojë atë.

TAGS