Nis greva tek Filologjiku, studentë e pedagogë, të bashkuar

Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Shqipëri, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë nisur sot grevën.

Ata janë vendosur në oborrin e fakultetit dhe nuk zhvillojnë mësim, pasi kërkojnë që të plotësohen kërkesat e parashtruara më herët nga studentët, raporton Tch.

Në një letër publike asambleja e pedagogëve të këtij fakulteti shprehu disa shqetësime në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkojnë që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare. /Telegrafi/

TAGS