Nga dëshira për dasmë deri tek fëmija i dytë, Rudina Dembacaj tregon planet për të ardhmen me Mark Frrokun

Nga dëshira për dasmë deri tek fëmija i dytë, Rudina Dembacaj tregon planet për të ardhmen me Mark Frrokun

Pavarësisht vitit të vështirë të të gjithëve, për Rudina Dembacajn, 2020-a ka qenë një vit me shumë ngjarje të trishta dhe të lumtura. Moderatorja do ta mbajë mend këtë vit për humbjen e trishtë të të atit, por edhe për propozimin e dashurisë që mori nga partneri i saj, Marku Frroku.



Së fundmi, moderatorja ka realizuar një intervistë në ‘Instagram’ me ndjekësit të cilët janë treguar shumë kurioz për detaje të tjera si për shembull dasma apo planet për fëmijë.

E pyetur se kur do ta bënte dasmën, ajo është shprehur se pas betimit në kishë, nuk ka rëndësi vendi që do të zgjedhin për të festuar. “S’ka rëndësi vendi! Pasi të shkojmë në kishë mund të mblidhemi në një fushë çfarëdo”, ka shkruar Rudina.

Përsa i përket zgjerimit të familjes, ajo është shprehur se është ende herët për një tjetër fëmijë.

TAGS