Nga debutimi i Bajramit te lënia në stol e Brojës, Salihi flet para sfidës me Hungarinë: Trajneri mendon se kjo është skema më e mirë…

Nga debutimi i Bajramit te lënia në stol e Brojës, Salihi flet para sfidës me Hungarinë: Trajneri mendon se kjo është skema më e mirë…

Hamdi Salihi, zv.trajneri i Kombëtares, foli para ndeshjes me Hungarinë, ku në një prononcim të shkurtër, analizoi zgjedhjet e trajnerit Reja si dhe aktivizimin e Bajramit titullar, duke u shprehur:


POZICIONI I BAJRAMIT- Është një ndeshje e rëndësishme për ecurinë, kemi përballë një kundërshtar direkt, duhet të bëjmë mirë. Për pozicionin e Bajramit, jemi munduar të mos bëjmë shumë ndryshime. Do të luajmë me 3 në qendër, por Bajrami do të luajë disi më përpara, bëhet trekuartist kur e kemi ne topin.

Në qoftë se do të ishte Broja, do të thoshim, pse jo dikush tjetër. Trajneri mendon që kjo është skema dhe lojtarët që përshtaten më mirë. Të gjithë lojtarët janë për të luajtur. Do të luajnë vetëm 11 lojtarë. Pjesa tjetër do të duhet ta nisë nga stoli.

EKUILIBRAT E SKUADRËS- Bajrami ka qenë edhe herë të tjera me ne, është stërvitur rregullisht me grupin. Kombëtarja 4-6 në vit ka. Mundohemi të marrim më të mirën nga lojtarët në formë, duke llogaritur edhe riskun. Mungesa e lojtarëve të tjerë, i krijoi mundësinë. Pa prishur ekuilibrat në skuadër, kemi munduar t’i marrim më të mirën këtij grupi, duke pasur parasysh edhe kundërshtarin që kemi përballe”, u shpreh Hamdi Salihi.

PANORAMASPORT.AL

TAGS