Nga dashuria që ka për Olsin tek planet për t’u bërë mama, Egli rrëfehet pa dorashka

Nga dashuria që ka për Olsin tek planet për t’u bërë mama, Egli rrëfehet pa dorashka

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një nga çiftet më simpatik të showbizit. Ata kanë disa vite të dashuruar dhe lidhja e tyre tashmë është konsoliduar. Familjet e tyre njihen prej kohësh me njëra-tjetrën dhe madje ata bashkëjetojnë prej vitesh me njëri-tjetrin.


Dyshja prej ditësh po shijojnë pushimet nga ku kanë ndarë imazhe të shumta për ndjekësit e tyre.Së fundmi, partnerja e Olsit ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku patjetër që nuk kishin si të mungonin pyetjet në lidhje me planet e së ardhmes me Olsin.

 “Ke menduar ndonjëherë të bëhesh mama tani afër?”, ishte pyetja që iu bë Eglit, së cilës ajo iu përgjigj: “Pse keni të gjithë këtë përshtypje këtë vit? Jo, nuk e kam në plan për momentin…”.

Po ashtu ka nga ata që janë dyshues për marrëdhënien e tyre.

 “Sa për qind e do Olsin?”.

Mesa duket kjo nuk i pëlqeu aspak Eglit, ndaj dhe i dha një përgjigje mjaft të prerë.

“Aman, ku i gjeni këto pyetje?! Si mund të matet dashuria me përqindje? Apo me njësi matëse? E dua. Mere vendose në peshore këtë fjalën dhe shikoje sa kile bën. Më thuaj dhe mua pastaj se jam kurioze”, u përgjigj ajo.

TAGS