Neymar po punon shumë, nuk dëshiron ta humbë ndeshjen kundër Barcelonës

Neymar po punon shumë, nuk dëshiron ta humbë ndeshjen kundër Barcelonës

Neymar po punon shumë që të jetë gati për Barcelonën.

Mungoi në fitoren e madhe në ‘Camp Nou’ prej 4-1, por Neymar nuk dëshiron të humbasë sfidën e kthimit në ‘Parc des Princes’.

29-vjeçari i Paris Saint Germain po punon shumë që të kalojë shqetësimet që ia mohuan takimin në fushë me shokun e ngushtë, Lionel Messin.

Ai vazhdon të stërvitet shumë dhe ka zëra se do të jetë gati për sfidën e dytë, ku Barcelonës do t’i duhet mrekullia për t’i ndryshuar gjërat.

Sfida e kthimit do të zhvillohet të mërkurën me 10 mars në Francë, në ‘Parc des Princes’.

TAGS