“Nesër shpërblimi për titullin kampion!” Kryebashkiaku Veliaj jep lajmin pas suksesit të Tiranës

“Nesër shpërblimi për titullin kampion!” Kryebashkiaku Veliaj jep lajmin pas suksesit të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka premtuar se Tirana do të shpërblehet nga bashkia e kryeqytetit për titullin e 25-ë kampion të Shqipërisë, e cila u sigurua matematikisht dje pas humbjes së Kuëksit me Vllazninë 1-0.



Përmes një postimi në rrjetin social “Facebooj”, kryebashkiaku Veliaj uroi fillimisht klubin bardheblu për suksesin madhor, ndërsa shtoi se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të miratojë nesër shpërndarjen e shpërblimit për skuadrën.

Presidenti e Tiranës, Refik Halili u shpreh dje pas sigurimit të titullit kampion se ka biseduar me zyrtarë të Bashkisë së Tiranës që t’i ofrohet klubit bardheblu shpërblim për titullin kampion.

Mesazhi i Erion Veliajt

Është një super lajm që trofeu i Kampionatit qëndron në Tiranë. Është dyfish më bukur kur e ngre këtë titull për 100-vjetorin e Kryeqytetit e Klubit bashkë  !

Por siç e do zakoni, urimet nuk bëhen duarbosh, ndaj nesër në Këshillin Bashkiak bashkë me urimin dhe shpërblimi për kampionët

TAGS