Nesër nis kampionati, ekipet zbresin në fushë pas 2 muajve bojkot

Nesër nis kampionati, ekipet zbresin në fushë pas 2 muajve bojkot

Pas thuajse 2 muajve bojkot, nesër do të nisë kampionati i këtij sezoni.



Supersfida e javës së parë do të luhet në Korçë mes Tiranës e Kukësit që janë detyruar për shkak të mungesës së stadiumeve në kryeqytet të migrojnë drejt qytetit juglindor. Për numrin një të pankinës, Emmanuel Egbo sfidat mes Tiranës e Kukësit me shumë gjasa këtë sezon do kthehen në një derbi të dytë.

Ndërsa, trajneri i Kukësit Skënder Gega në prag të duelit me Tiranën bëhet nostalgjik kur i kujtojnë kohën e tij tek Partizani.

Sa i përket Partizanit, këta të fundit do luajnë në Kamëz përballë Kastriotit të rikthyer në Superiore, por Ilir Daja paralajmëron ekipin e tij për këtë ndeshje.

 

 

 

TAGS