Nëse ndodh kjo, Dzeko transferohet në Milan

Nëse ndodh kjo, Dzeko transferohet në Milan

Olivier Giroud është ende zgjedhja e parë për Milanin kur bëhet fjalë për sulmin, pasi ai konsiderohet zëvendësi i përsosur për Zlatan Ibrahimovic.

Sidoqoftë, marrëveshja është ende e komplikuar dhe Rossonerët mund të detyrohen të kërkojnë diku tjetër.

Milani ka një marrëveshje me Giroud për kontratën, por francezi ende duhet të lirohet nga Chelsea.

Ky i fundit zgjati kohët e fundit kontratën për një vit dhe agjentët e sulmuesit janë tani në punë për ta zgjidhur atë, përcjell ORAinfo.

Nëse agjentët dështojnë, siç raportohet nga Tuttosport, Rossonerët mund të duhet të braktisin ndjekjen e Giroud.

Një lojtar i ngjashëm, për nga karakteristikat, është Edin Dzeko i Romës, i cili është propozuar në klub.

Agjenti i Boshnjakut kohët e fundit ishte në kontakt me Milanin dhe ofroi shërbimet e 35-vjeçarit. Mbetet të shihet se për cilin opsion do të vendos Milan. /ORAinfo/

TAGS