Nëse jeni duke përjetuar ankth, këto janë disa aktivitete që do t’iu ndihmojnë

Nëse jeni duke përjetuar ankth, këto janë disa aktivitete që do t’iu ndihmojnë

Përderisa ekzistojnë shumë metoda për të menagjuar ankthin, një ndër to është edhe zgjedhja e disa aktiviteteve, që ju i shijoni dhe të cilat do të ndikonin në lehtësimin e simptomave të ankthit.  Këta hobi përfshijnë aktivitete relaksuese.

Ankthi është një çrregullim kronik i shkaktuar nga sistemi simpatik nervor dhe mund të jetë si rezultat i stresit kronik. Disa nga simtpomat e ankthit shkaktohen si rezultat i luftimit të mekanizmave mbrojtës nga ky çrregullim. Rrahja e shpejtë e zemrës, tretje joefikase, vështirësi në fokusim, djersitje dhe marramendja janë vetëm disa nga simptomat e ankthit.

Gjithsesi krahas medikamenteve, që jane të njohura për efektet e dëmshme anësore, disa nga aktivitetet që këshillohen nga ekspertët, për të zbutur simptomat e ankthit janë:

1.Ecja në natyrë- Shumë hulumtime kanë treguar që ecja në natyrë mund të letësojë simtpomat e lidhura me çrregullime të depresionit.

2.Puna vullnetare- Të ndihmosh të tjerët të bënë të ndihesh mirë me veten. Aktivitete të tilla do t’iu ndihmojnë të vlerësoni veten më shumë dhe rrjedhimisht të reduktoni simptomat e ankthit dhe ndjenjavë të këqija për veten.

3.Organizoni gjërat në shtëpi- Organizmi i fotove,rrobave dhe gjërave të vjetra besoni ose jo do tiu ndihmojë të ndiheni më mirë.

4.Gatimi-  Edhe pse mund të mos keni shumë aftësi në kuzhinë, gjithsesi ky aktivitet do t’iu ndihmojë në lehtësimin e stresit. Gatimi nuk d’iu lë të mendoni shumë së paku për disa orë.

5.Aktivitete fizike- Një nga mënyrat kryesore për të reduktuar ankthin dhe simptomat e tij është fokusi në diçka tjetër. Sipas shumë studimeve të bëra më herët, aktiviteti fizik qoftë fitnesi apo ecja ndihmon në rritjen e hormonit të lumturisë. /Gazeta Express.

TAGS