Nëse dështon Ferran, Xavi ka opsionin B

Nëse dështon Ferran, Xavi ka opsionin B

FC Barcelona, ende kërkon përforcime përpara dimrit dhe drejtori sportiv, Mateu Alemany, i cili udhëtoi në Mançester për të diskutuar me Cityn opsionin e Ferrán Torres, gjithashtu përfitoi nga udhëtimi i tij në kryeqytetin britanik për të treguar interes për klubin, Anthony Martial.

Mesa duket, sipas Mundo Deportivo, Martial është alternativa e skuadrës së Xavit nëse transferimi i Ferran Torres nuk realizohet. Mbetet të shihet nëse anësori francez përfundon të jetë i rëndësishëm për trajnerin e ri të Manchester United, Ralf Rangnick,përcjell ORAinfo.

Futbollisti francez mbërriti te Manchester United nga Monaco për 50 milionë euro, të cilat United padyshim i ka amortizuar, pasi Martial ka ofruar një paraqitje të mirë në sezonet e kaluara.

Tani, me ardhjen e lojtarëve si Cristiano Ronaldo apo Jadon Sancho, ai ka rënë në plan të dytë, por Martial mund të luajë si anësor, si mesfushor apo edhe si nëntë të rremë, gjë që e bën atë një lojtar shumë të gjithanshëm.. Një alternativë që është padyshim e mirë nëse opsioni i Ferranit dështon. /ORAinfo/

TAGS