Në ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve, Interi pa Vidalin

Në ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve, Interi pa Vidalin

Interi pa Vidalin në ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve.

Inter ka njoftuar se Arturo Vidal nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së mërkurës kundër Shakhtarit.

‘Zikaltërit’ zbuluan se testet mjekësore të bëra kanë zbuluar një lëndim të Vidal, që e pësoi kundër Bolognas, të zhvilluar ditën e shtunë.

Kjo ka bërë që Vidal të mos jetë në dispozicion për ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Shakhtarit.

Inter duhet të fitojë për të mbajtur gjallë shpresat për kalim tutje në Ligën e Kampionëve.

Përveç Vidal, Interit mund t’i mungojë edhe Nicolo Barella.

TAGS