Në ‘luftë’ me Covid-19, Rita Ora ndërmerr nismën humane në ndihmë të Kosovës

Në ‘luftë’ me Covid-19, Rita Ora ndërmerr nismën humane në ndihmë të Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka ndërmarrë një nismë tejet humane, që do t’u vijë në ndihmë qytetarëve të Kosovës në këtë periudhë të vëshitrë që po kalojnë prej pandemisë Covid-19.





Rita është përfshirë nën nismën bamirëse ‘Një kafe si flutur’, e cila ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Sakaq mësohet se Ora ka nisur vetë një fushatë për grumbullimin e parave për të ndihmuar qytetarët e Kosovës.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo në rrjete sociale, ndërsa ka theksuar se fondet e mbledhura do të ndihmojnë sistemin shëndetësor kosovar të përballjen me Covid.

”Mos dil për një kafe dhe rri në shtëpi për të ndihmuar sistemin shëndetësor”, ka thënë Ora.

TAGS