Në luftë me Covid-19, Paulo Dybala rikthehet të stërvitet

Në luftë me Covid-19, Paulo Dybala rikthehet të stërvitet

Dy fotografi që thonë shumë: Paulo Dybala është rikthyer të stërvitet. Fantazisti argjentinas ka publikuar në rrjetet sociale disa imazhe teksa shihet i buzëqeshur dhe duke u stërvitur. Pas më shumë se një muaj, që nuk dita kur rezultoi pozitiv me coronavirus, Dybala duket se ka mposhtur plotësisht Covid-19 dhe i është rikthyer më në fund jetës normale. Pak ditë më parë, Dybala u shpreh se është në pritje të përgjigjes së fundit të testit, por gjithsesi nuk dëshiron të humbas dhe më shumë kohë por ka rinisur stërvitjen.





Ky është një lajm pozitiv pasi Juventus, ashtu si të gjithë klubet e tjera në Serie A mund të rifillojnë stërvitjen më 4 maj, sigurisht pasi të gjithë lojtarët dhe stafet ti jenë nënshtruar testeve. Ndryshe nga pjesa tjetër e Juves, Dybala do të ketë më shumë kohë në dispozicion për tu rikuperuar. I njëjti diskutim edhe për Rugani e Matuidi, për fat të mirë të tre lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore por mbeten në pritje të testit final.

TAGS