Në fundjavë Seria A rifillon me ndeshje…falas

Në fundjavë Seria A rifillon me ndeshje…falas

Këtë fundjavë seria A do të rifillojë me dy ndeshje që do transmetohen falas në Itali. Kështu, ka raportuar “Gazzetta dello Sport”. Ministri i sportit Vinçenzo Spadafora konfirmoi bisedimet që disa sfida të jepen pa pagesë për publikun Italian.



Sipas gazetës italiane ndeshjet Verona-Kaljari të shtunën dhe Atalanta-Sasuolo të dielën do të transmetohen falas në platformat“DAZN” dhe “Sky”. Për momentin këto ndeshje do transmetohen falas, ndërsa për ndeshjet e tjera pritet të merret një vendim në ditët në vijim.

TAGS