E quajti komandante të Dubait, Xhuli ia puth këmbët Vedatit.
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Mbresa kanë komentuar skenën e puthjes së këmbëve të Vedatit nga Xhuli.
Mbresa ishte ajo që i ka treguar Stresit mbi ngjarjen në fjalë pasi që ai nuk kishte qenë në dijeni, derisa ky i fundit ka thënë se “sikur ta dinte më herët, do ta shfrytëzonte si debat për darkën e finalistëve”.
Dyshja janë shprehur kategorikisht kundër këtij veprimi të Xhulit.
Ditë më parë Vedati e ka ofenduar Xhulin teksa e ka quajtur “komandante të Dubait”.